Spitali i Përgjithshëm në Pejë bëhet institucioni i parë publik me pajisje laserike për trajtime urologjike

by Nexhat

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur me një aparat laserik për trajtime urologjike, duke u bërë institucioni i parë publik në vend që ofron shërbime të tilla.

Aparati do të përdoret për thyerjen e gurëve në veshka, eliminimin e tumoreve në traktin urinar, trajtimin e prostatës.

banner

Donacioni është realizuar me iniciativë të Konsullatës së Austrisë në Pejë dhe me ndihmën e Prof. Alfred Hold. Pajisja u pranua nga drejtori ekzekutiv i spitalit, Dr. Fahri Hasani, dhe ish-drejtori Dr. Fazli Shala, i cili kishte bërë kërkesën për këtë pajisje.

Në shenjë falënderimi, spitali ndau mirënjohje për kontribuesit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy