Rrahman Jasharaj shtrihet në spitalin e Pejës, SBASHK: Ka shenja të përmirësimit

by Nexhat

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në spitalin e Pejës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore,

Sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, ka njoftuar se Jashari sot ka dhënë shenja të përmirësimit  në krahasim me ditën e djeshme kur edhe është dërguar në spital.

banner

‘‘Po, po, e vërtetë, fatkeqësisht është e vërtetë, është në spitalin e Pejës. Por ka shenja të përmirësimit. Prej dje është i shtrirë në spital, por në krahasim me gjendjen qysh e ka pas dje, sot është më mirë’’, ka thënë Ymeri për Gazetën Express.

I njëjti, ka treguar se Jashari për shkak të marramendjes është rrëzuar duke pësuar kështu tronditje, por që fatmirësisht ka pasur lëndime serioze.

Ymeri ka thënë se ende nuk dihet se kur kryetari i SBASHK-ut Jasharaj do të lirohet nga spitali.

‘‘Nuk dihet për shkak se, ju kanë marr pak mendtë, është rrëzu dhe e ka pas një tronditje, por fatmirësisht nuk ka diçka lëndime serioze, ose gjakderdhje të brendshme nuk ka. Me shëndet ka qenë pak ma gjatë, ka një muaj e gjysë, dy gati, që ka qenë pak me tension me sheqer’’, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy