24
Policia e Kosovës ka ofruar asistencë sot për zyrtarët e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenci në veri të vendit, për të hyrë në një objekt pranë liqenit të Ujmanit, i cili dyshohet se përdorej si institucion paralel i Serbisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke theksuar se operacioni është zhvilluar pa incidente.
“Po, i kemi asistuar zyrtarët e Ibër-Lepencit për të hyrë në një objekt te liqeni i Ujmanit”, tha Elshani.