20
Punëtorët e kompanisë Ibër-Lepenc kanë hyrë në objektin e Kryqit të Kuq në Liqenin e Ujmanit me ndihmën e Policisë së Kosovës, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”.
Për këtë medium ka folur zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Ne po ndihmojmë kompaninë Ibër-Lepenc. Ata kanë hyrë në ato lokale dhe ne kemi hyrë me ta”, tha Elshani.
Nga ana tjetër ai ka deklaruar se disa persona që ndodheshin në këtë objekt janë larguar.