Portieri i njohur shpall vendimin për pensionim në moshën 42-vjeçare

by Nexhat

Portieri Pepe Reina, i cili më parë ka luajtur për Barcelonën, Liverpoolin, Napolin, Milanin, Lazion dhe Comon, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli profesionist në moshën 42 vjeç këtë verë, me qëllim që të eksplorojë mundësi të reja si trajner: “Koha ka ardhur”.

Reina, i cili ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat për Comon në sezonin 2024-25, 11 në Serie A, do të largohet në fund të sezonit aktual.

banner

Portieri veteran do të mbushë 43 vjeç në fund të gushtit, por ndjeu se ende kishte “më shumë për të ofruar” në sezonin 2024/25.

Ai pranoi se verën e kaluar pati një moment nervoz pasi u largua nga Villarreali si lojtar i lirë, pasi ‘nuk mundi të gjente një projekt’ që ta ‘entuziazmonte’, por në fund, ai u bashkua me Comon në Serie A , të trajnuar nga ish-kolegu i tij Cesc Fabregas

“Ky është fundi i një karriere të bukur, një jete shumë të përmbushur. Ndihem me fat për gjithçka që kam përjetuar”.

“Kanë kaluar shumë vite, më shumë sesa prisja. Por mendoj se ka ardhur momenti për ta mbyllur këtë kapitull dhe për të qëndruar i përfshirë në futboll”.

“Është në venat e mia dhe do të jetë e vështirë të shkëputem prej saj. Jam i emocionuar që do të filloj projekte të reja”.

“I mbyll sytë dhe e shoh veten duke debutuar me ekipin e parë të Barcelonës në Vigo”, ka thënë ndër tjerash Reina.

Reina gjithashtu ka luajtur për një sërë klubesh të profilit të lartë në të gjithë Evropën gjatë gjithë karrierës së tij, duke filluar në radhët e të rinjve të Barcelonës, përpara se të bashkohej me Villarreal, Liverpool, Napoli, Bayern Munich, Milan, Aston Villa dhe së fundmi me Comon.

Spanjolli ka bërë 953 paraqitje në të gjitha garat në nivel klubesh, plus 35 ndeshje për ekipin kombëtar të Spanjës, teksa ndeshja e tij e fundit do të jetë një ndeshje që mund të vendosë titullin e Serie A midis Comos dhe Interit premten mbrëma.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy