Mediat spanjolle zbuluan arsyen pse Reali nuk ia zgjati kontratën Modricit

by Nexhat

Luka Modriq i ka dhënë lamtumirën Real Madridit.

Kjo i dha fund spekulimeve se pas 12 vitesh ai do të largohej nga Klubi Mbretëror, vendi ku fitoi pesë Liga të Kampionëve, Topin e Artë dhe trofe të panumërta të tjera, si kolektive ashtu edhe individuale

banner

Edhe pse, ashtu si në vitet e kaluara, pati spekulime për muaj të tërë nëse Modric do të qëndronte, Reali vendosi të mos ia zgjaste kontratën për një vit tjetër.

Siç shkruan gazeta spanjolle Relevo, rolin kryesor, sigurisht, e luajti presidenti i klubit, Florentino Perez.

Ai zhvilloi disa takime me Modricin dhe Reali vendosi t’u jepte më shumë shanse lojtarëve të rinj

“Kontrata e Modricit po skadon dhe Reali është i vetëdijshëm se duhet të investojë te lojtarët e rinj”, shkruan Relevo

Modric e falënderoi Perezin, ndër të tjera, në letrën e tij të lamtumirës.

“Dua ta falënderoj klubin nga thellësia e zemrës, veçanërisht presidentin Florentino Perez, shokët e mi të ekipit, trajnerët dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre gjatë gjithë këtyre viteve”, shkroi Modric. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy