QKUK jep detaje: Një paciente 40-vjeçare ka bërë vetëvrasje, ishte e hospitalizuar në Klinikën e Psikiatrisë

by Nexhat

Një paciente rreth 40-vjeçare, e hospitalizuar në repartin e hapur të Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka dhënë detaje përmes një komunikate për media, ku theksohet se pacientja ka qenë duke marrë trajtim në kushte të përcaktuara nga protokollet mjekësore dhe të drejtat e pacientëve, të cilat parashohin që pacientët në repartin e hapur nuk mbahen të izoluar dhe kanë të drejtë daljeje jashtë.

banner

“Menaxhmenti i QKUK-së, menjëherë pas marrjes së informatës për rastin, ka kërkuar raport të detajuar nga drejtoria e Klinikës së Psikiatrisë,” thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë iniciuar procedurat për shqyrtimin e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje tragjike.

QKUK ka siguruar opinionin publik se do të ndërmerren të gjitha masat në përputhje me gjetjet e raportit zyrtar dhe se do të vlerësohen të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë e pacientëve në klinikë.

“Në funksion të parandalimit të rasteve të ngjashme, do të merren masa konkrete për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve psikiatrike,” përfundon njoftimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy