Deklarata e Rohde dhe Guerot për Asociacionin, reagon deputeti i VV-së

by informim peje

Ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës në Prishtinë kanë përsëritur kërkesën e qartë nga Berlini dhe Parisi që Kosova të ndërmarrë hapin konkret të dërgimit të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi bërë të qartë pozitën tonë; e duam Kosovën në Këshillin e Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur. Por kjo varet nga hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë, ashtu siç janë përshkruar në letrën e vitit të kaluar nga presidenti Macron, kancelari Scholz dhe kryeministrja Meloni. Pra, topi është në fushën e Kosovës. Dërgojeni draftin në Gjykatën Kushtetuese,” deklaroi ambasadori gjerman Jorn Rohde.

banner

Kjo kërkesë, që u përmend fillimisht në letrën e përbashkët të liderëve evropianë vitin e kaluar, tashmë është shndërruar në një kusht politik për përparimin e mëtejshëm të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Qëndrimi i dy shteteve kyçe të BE-së vjen në një kohë kur në skenën politike të brendshme në Kosovë vazhdon të mungojë konsensusi për çështjen e Asociacionit dhe po ashtu ka krizë për formimin e institucioneve gjë e cila edhe më shumë e pamundëson dërgimin e një çështje të tillë në Kushtetuese, për shkak se vendi nuk ka qeveri aktive dhe nuk ka institucione të zgjedhura.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka folur pas deklaratave të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadorit të Francës, Olivier Guerot, të cilët theksuan se qëndrimi i Berlinit dhe Parisit është i qartë dhe se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Në reagimin e tij, deputeti Thaçi theksoi se Asociacioni, ashtu siç është konceptuar, bie ndesh me karakterin multi-etnik të Republikës së Kosovës dhe përbën rrezik për funksionalitetin e shtetit.

“Asociacioni është marrëveshje që është nënshkruar nga ish-kryeministrat e asaj kohe, por pavarësisht kësaj edhe ambasadorët e dinë se me një Republikë multi-etnike nuk mund të bësh Asociacion një etnik, ose për ndryshe duhet me u pyet kushtetuta edhe me e shpallë Republikë një etnike,” u shpreh Thaçi për FrontOnline.

Ai shtoi se themelimi i një Asociacioni me bazë etnike është i papranueshëm dhe i rrezikshëm për sovranitetin dhe rendin kushtetues të vendit.

“Asociacioni është i pamundshëm, e defunksionalizon Republikën e Kosovës. Si LVV dhe unë personalisht si deputet do të angazhohem e do e jap maksimumin që asociacion një etnik mos të ketë në Kosovë,” tha më tej ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy