Nuk kishte ndodhur që nga koha e Messit, Mbappe thyen një rekord në vitin e tij të parë në La Liga

by Nexhat

Kylian Mbappe shkroi histori në ndeshjen e fundit të Real Madridit në La Liga, duke u bërë lojtari i parë që nga Lionel Messi që shënon të paktën 30 gola në një sezon të vetëm.

Sulmuesi francez shënoi dy herë në fitoren 2-0 ndaj Real Sociedad. Goli i parë erdhi në minutën e 38-të, pasi shënoi nga topi i kthyer pasi kishte humbur penalltinë

banner

Ai vulosi fitoren me një goditje të saktë shtatë minuta para fundit të ndeshjes, duke siguruar tre pikët për ekipin e tij

Me këtë arritje, Mbappe u bë lojtari i parë në historinë e Real Madridit që shënon mbi 30 gola në sezonin e tij të parë në La Liga.

Ai iu bashkua kështu emrave të mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë arritur këtë shifër golash në sezonet e tyre të suksesshme.

Sezoni 2024/25 e gjen Mbappen kryesues në garën për trofeun ‘Pichichi’, duke lënë pas Robert Lewandowskin e Barcelonës, i cili ka 25 gola.

Mbappe është vetëm lojtari i katërt në historinë e La Ligës që arrin 30 apo më shumë gola në sezonin e tij debutues, duke u bashkuar me legjendat Pruden, Romario dhe braziliani Ronaldo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy