Cristiano Ronaldo pranë një transferimi shokues, megjithatë do të luaj në Kupën e Botës për klube

by Nexhat

Cristiano Ronaldo mund të bëjë një lëvizje befasuese këtë verë, pasi është shumë pranë një marrëveshjeje që do ta shihte të luante në Kupën e Botës për Klube.

Sipas W Deportes, klubi meksikan CF Monterrey ka nisur bisedimet me Ronaldon, duke e bërë atë një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të verës. Klubi synon një goditje të madhe që do të rriste ndjeshëm profilin e tij ndërkombëtar.

banner

Nëse transferimi realizohet, Ronaldo do të ribashkohej me një emër të njohur për të, Sergio Ramosin. Dyshja legjendare ndanë vite të arta te Real Madridi dhe ideja për t’i parë sërish bashkë, këtë herë në Meksikë, ka entuziazmuar shumë tifozë.

Përvoja, personaliteti dhe instinkti golashënues i Ronaldos do të ishin një shtesë e madhe për Monterreyn, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në marketing

Ndërkohë, Ramos tashmë është pjesë e ekipit dhe mund të ndihmojë në integrimin e shpejtë të CR7.

Raportohet se Ronaldo është i motivuar të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, që do të zhvillohet këtë vit, dhe kjo ofertë nga Monterrey mund t’ia hapë rrugën pjesëmarrjes në turne.

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, bisedimet janë aktive dhe çdo ditë pritet të sjellë zhvillime të reja. Nga ana tjetër CR7 ka vendosur përfundimisht largimin nga Al Nassr si lojtar i lirë.

Nëse marrëveshja konkretizohet, kjo do të ishte një goditje e madhe për Liga MX dhe do të tërhiqte vëmendjen e futbollit global

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy