Juventusi përgatitë ofertën tre vjeçare për Antonio Conten

by Nexhat

Juventusi e do rikthimin e Antonio Contes dhe është i gatshëm t’i ofrojë trajnerit italian një kontratë me vlerë 8 milionë euro në vit.

Trajneri 55-vjeçar pritet të largohet nga Napoli, pas një sezoni ku arriti të fitonte titullin kampion.

banner

Sipas raportimeve të DAZN, Juventus ka nisur zyrtarisht përpjekjet për rikthimin e Contes në stol, pas një sezoni me trajnerët Thiago Motta dhe Igor Tudor.

Klubi bardhezi planifikon t’i ofrojë Contes një kontratë trevjeçare, me pagë vjetore prej 8 milionë eurosh plus bonuse.

Conte ka një lidhje të veçantë me Juventusin, pasi ka luajtur për klubin nga viti 1991 deri në 2004.

Si trajner i Juventusit nga viti 2011 deri më 2014, ai fitoi tre tituj radhazi të Serie A dhe dy Superkupa të Italisë.

Rikthimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm për t’i rikthyer Juventusit lavdinë në skenën vendase dhe evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy