Agusholli flet për ndalimin nga autoritetet serbe: Më morën në pyetje katër orë

by Nexhat

Sot është ndaluar dhe liruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar.

“Me ju thënë të drejtën ishte një ndalesë e papritur, pa asnjë arsye të qartë. Së pari na lanë të presim afërsisht tri orë në veturë pastaj më morën në pyetje në ato zyret e tyre për 4 orë pa u ndalë. Ndonjëherë, duhesh me u përballë me këso tensione të panevojshme”, deklaroi ai në RTK.

banner

Ndër të tjera, ai tregoi se “nga ora 9 isha te pikëkalimi kufitar Merdar ku edhe u ndalova nga policia, së pari pritëm afërsisht tri orë në veturë e pastaj erdhën zyrtarët e shërbimit shtetëror dhe më morën brenda në ato zyrat ku edhe filloi marrja në pyetje për gati katër orë të tëra pa u ndalur”.

Tutje ai shtoi se tema kryesore ka qenë angazhimi i tij politik, të qenit pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe rreth angazhimit të familjes së tij në UÇK gjatë luftës së fundit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy