Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar Pashke Markun, nënën që dogji veten në vitin 2003 pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga forcat serbe.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre
Lexoni të plotë postimin:
Në përvjetorin e vetësakrificës, kujtojmë me nderim gruan që me zjarr e shkroi historinë e dhembjes së nënës.
Sot përkujtojmë Nënën Pashke dhe dhembjen e pamatshme të të gjitha nënave që ende presin me ankth për të vërtetën mbi fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.
Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë nuk mund të harrohen kurrë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nënën Pashke!.