Kossev: Komuna e Leposavqit e merr nën administrim sallën e sporteve, hiqen flamujt e Serbisë, vihen të Kosovës

by Nexhat

Komuna e Leposaviqit, e udhëhequr nga Lulzim Hetemi, e ka marrë administrimin e objektit sportiv në këtë komunë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev” se Komuna e Leposaviqit ka kërkuar ndihmën e tyre për këtë çështje.

banner

“Ne vetëm po e ndihmonim udhëheqjen komunale në marrjen e sallës komunale në Leposaviq”, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i policisë për rajonin e veriut.

“Mirëpo, ai nuk mundi të na tregojë nëse, siç ishte rasti gjatë marrjes së fundit të Pallatit të Sporteve në Mitrovicën e Veriut, tash në Leposaviq është ndërruar dryni i objektit”, raportoi ky medium.

Për këtë ngjarje për KoSSev ka folur edhe nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq.

Ajo tha se objektin nuk e ka marrë vetë komuna, por menaxhimin e tij dhe tha se çdo gjë tjetër mbetet e njëjtë siç ka qenë.

“Ne nuk po e marrim sallën e sportit, ne kemi përgjegjësi vetëm për objektin e sallës sportive, brenda objektit të sallës sportive nuk kemi asgjë, po ata punëtorë do të mbesin nëse duan, oraret për studentët, për trajnerët, gjithçka do të mbetet e njëjtë, vetëm menaxhmenti është i Komunës”, tha ajo.

E pyetur kush e ka menaxhuar sallën deri tash, Bogojeviq tha se ishte një organizatë që ka vepruar në kuadër të sistemit serb.

“Këtu thotë Organizata e Sporteve dhe Turizmit Leposaviq”, tha Bogojeviq,

Kossev ka cituar mediumin serb RTS që njofton “se pas marrjes në dorëzim të objektit janë vendosur tabela të reja, përkatësisht flamuri i Kosovës së bashku me një tabelë të re ku thuhet se është objekt i institucioneve të Kosovës”. Mediat raportojnë gjithashtu se flamujt serbë janë hequr

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy