PSG-ja ia cakton një çmim të ulët kartonit të Donnarummas

by Nexhat

Paris Saint-Germaini ia ka vendosur çmimin Gianluigi Donnarummas, me Real Madridin, Bayern Munichun dhe Interin që po eksplorojnë një lëvizje të mundshme.

Sipas mediumit Italian La Repubblica, PSG-ja po kërkon 40 milionë euro për Donnarumman, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor të vitit 2026

banner

Pasi nuk është arritur një marrëveshje për zgjatjen e saj dhe aspekti financiar ka mbetur i pazgjidhur, klubi është i hapur që ta shesë italianin këtë verë.

Sezoni fantastik që pati Donnarumma, duke përfshirë trofeun e Ligës së Kampionëve, nuk ia ka garantuar atij qëndrimin afatgjatë tek kampioni francez.

Politika strikte e klubit sa i përket pagave dhe kërkesa e tij për një pagë prej 10 milionë eurosh, kanë bërë që të ngecin bisedimet

Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, parisienët rrezikojnë që ta humbasin atë falas verën e ardhshme, andaj kjo ka bërë që ta vënë atë në dispozicion për shitje me një çmim të përgjysmuar.

Kjo ka kapur vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane duke përfshirë Real Madridin, Bayernin dhe Interin.

Donnarumma aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Italisë dhe një vendim sa i përket të ardhmes së tij me klubin pritet që të merret së shpejti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy