Fryma që vazhdon ta ngulfas Kosovën!

by Nexhat

Shkruan: Ahmet ASANI

Pasi kishin kaluar tri dekada nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri dhe rrëzimi ideologjik i marksizëm – leninizmit, çdo mendje e shëndoshë priste që kjo ideologji të merrte fund, të ishte dënuar nga të gjithë shqiptarët – si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë e vise – dhe të mos shërbente më si frymëzim për gjeneratat e reja.

banner

Por, mjerisht, në Kosovë e vise, jo vetëm që kjo ideologji nuk u dënua, por ajo vazhdoi të ishte prezente dhe të bënte dëme të mëdha, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj.

Menjëherë pas luftës, ishte Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ajo që u bë strehë fillestare e figurave të njohura për frymën e tyre stalinisto-enveriste. Por kur PDK filloi të reformohej dhe të distancohej nga e kaluara, kur në vitin 2013 PDK u deklarua si e djathtë, një pjesë e ish-marksist-leninistëve që nuk u pajtuan me këto ndryshime, bashkë me disa pjestarë tê LPK-ës e Partisë Socialiste të Kosovës – PSK, masivisht kaluan në Lëvizjen Vetëvendosje, ku gjetën terren te përshtatshëm për veprim.

Hiq retorikën e fjalimeve populiste, ajo që sot kërkojnë këta ish marksist-leninistë me frymë stalinisto-enveriste, në thelb është restaurimi i kontrollit mbi mendjet dhe jetën e qytetarëve. Në emër të kritikës ndaj korrupsionit, ata në fakt po mundohen ta zhbëjnë demokracinë; në emër të reformave, po tentojnë të restaurojnë mentalitetin totalitar.

Kjo frymë dhe ideologji, e maskuar pas parollave “vetëvendosje kombëtare”, “drejtësi sociale”, “barazi” etj., në fakt është tentativë për të rikthyer frymën e diktaturës majtiste.

Populli dhe rinia e Kosovës nuk duhet të presin që këta të majtë tani të dalin në zgjedhje e të vijnë në Parlament me flamuj komunistë ose me fotografi të Enver Hoxhës. Jo, jo – këta misionarë sot para popullit dalin të mbështjellur me flamur kombëtar, me retorikë patriotike e premtime utopike!



banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy