Në Sibofc të Obiliqit, përkrahje e veçantë për kombëtaren e Shqipërisë

by Nexhat

Shqipëria do të përballet me Serbinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndeshje e cila do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Përballja e këtyre dy kombëtarëve zgjon një interesim të madh të shqiptarët, sidomos tek shqiptarët në Kosovë, duke marrë parasyshë edhe historinë nepër të cilën kan kaluar, sidomos me luftën në Kosovë-1998-1999 dhe gjenocidin e kryer nga forcat serbe ndaj shqiptarëve.

banner

Megjithatë, shqiptarët e Kosovës të përkrahur edhe nga aleatët përendimor, arritën që t’a mundin Serbinë edhe ushtarakisht (Qershor 1999). që për pak ditë, me 12 qershor Kosova do ta festojë 26-vjetorin e çlirimit dhe që nga 17 shkurti i vitit 2008 është shtet i pavarur.

Mbase kjo histori, ka bërë që sot , kombëtarja e Shqipërisë të marrë përkrahje nga të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë.
Dhe një përkrahje e veçantë, për kombëtaren shqiptare kan organizuar edhe banorët e fshatit Sibofc të Komunës së Obiliqit, të cilët kanë stolisur me flamuj kombëtar dhe të UÇK-së një pjesë të fshatit, aty ku bashkarisht do ta përciellin ndeshjen Shqipëri -Serbi, dhe natyrisht me zemer do të jenë krah kombëtares shqiptare/ Informim,net

Për më shumë ndiqeni videon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy