Mirlind Daku thotë se Shqipëria e meritoi fitoren: Gjithçka është ende e hapur

by Nexhat

Mirlind Daku është deklaruar pas barazimit pa gola të Shqipërisë ndaj Serbisë në “Air Albania”.

Sulmuesi shqiptar ka thënë se e meritonin fitoren, duke u bazuar nga loja që kanë bërë.

banner

“Lëndimin që kam pas më herët nuk e kam ndjerë, nga dëshira e madhe për të luajtur në këtë ndeshje”, deklaroi Daku pas ndeshjes

“Të them të drejtën nga shanset që kemi krijuar dhe nga ajo çfarë bëri kundërshtari, duhet ta fitonim këtë ndeshje”.

“Po të ishim më sy hapur do të arrinim të shënonim dhe të fitonim. Dhamë atomin e fundit për këtë ndeshje”.

“Tifozët ishin fantastik, pasi e dinë se e jap atomin e fundit dhe më bënë jashtëzakonisht mirë”

“Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të gëzojmë këtë popull sepse e meriton”

“Gjithçka është e hapur, pasi pas tri ditësh kemi ndeshjen me Letoninë dhe do të tentojmë të realizojmë objektivin tonë, pasi për të gjithë është ëndërr që të shkojmë në Botëror”, përfundoi Daku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy