“Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit

by Nexhat

Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në fushë në barazimin pa gola ndaj Serbisë, ku ai pas ndeshjes ka ndarë përshtypjet e tij dhe ndjesitë.

Në barazimin pa gola ndaj Serbisë, Hysaj tregoi qetësi dhe siguri në mbrojtje, duke e udhëhequr Shqipërinë me eksperiencën e tij, duke fituar edhe penallti në këtë sfidë, por që u humb nga Rey Manaj.

banner

Pas sfidës, ai foli për ecurinë e ndeshjes dhe çfarë mendon për ecurinë e Kombëtares në këto eliminatore.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara. Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot”.

“Trajneri më tha që të rrija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.

“Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë goditje këndi, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, ka thënë Hysaj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy