Gjimshiti: Keqardhje, mund të shkonte ndryshe, vazhdojmë rrugën tonë

by Nexhat

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti tregoi këndvështrimin e tij pas barazimit pa gola ndaj Serbisë

“Barazimi është keqardhje duke parë ndeshjen që kemi bërë sot. Humbëm një penallti, por mund të fitonim 2-0 ose 3-0 sot. Jam shumë i lumtur për çunat në fushë dhe për ata në tribuna, kështu ke kënaqësi për të vazhduar gjithmonë përpara

banner

Të gjithë çunat kanë dhënë shpirtin në fushë. Është ekipi gjithmonë i pari, nëse ai ecën mirë do ecësh edhe individualisht. Sigurisht që edhe mua më pëlqen të luaj ofensiv, por duhet të respektosh taktikën që vendoset. Ne kemi lojtarë me cilësi në sulm, 1 kundër 1 ata ishin të rrezikshëm.

I thashë Brojës ta bënte shumë herë dhe ia doli kundër Pavlovicin. E kuptoj tensionin e kësaj ndeshjeje”- tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy