Gashi: Zgjedhjet, mënyra më e drejt për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme

by Nexhat

Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se tani është koha për të dalë nga kriza dhe për përfaqësim të drejtë, e jo për monopole.

Pas dështimit të 28-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gashi tha se Kosova sot ndodhet në një bllokadë politike që buron nga një pabarazi e thellë, ku sipas tij njëra palë ka monopolin e propozimit e tjetra ka të drejtën legjitime të votës, transmeton Klankosova.tv.

banner

Sipas Gashit, nuk ka barazi, nuk ka kompromis por ka arrogancë.

“Partia që kontrollon propozimin për Kryetarin e Kuvendit, dëshiron ta realizojë qëllimin e saj pa asnjë kompromis politik.  Kjo është qasje përjashtuese, jo frymë demokratike. Dhe kjo është e papranueshme për ne – dhe për çdo qytetar që beson në barazi politike”, ka shkruar tutje Gashi në Facebook.

“Shprehja e Kryeministrit “Hajt, se këta dorëzohen…” nuk është as strategji, as vizion. Është përçmim. Dhe institucionet nuk mund të udhëhiqen me përçmim”.

Deputeti thotë se si përfaqësues i qytetarëve, nuk mund të hesht.

“Nuk jemi këtu për të nënshtruar njëri-tjetrin. Jemi këtu për t’i shërbyer Kosovës. Dhe për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë me përgjegjësi, integritet dhe vullnet të qartë për zgjidhje. Kur arroganca bëhet rregull – qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor. O do të ketë zgjidhje me marrëveshje të drejtë, ose le të flasë qytetari!”, shkroi tutje ai.

Si zgjidhe të këtij ngërçi politik, Gashi i mendon zgjedhjet.

“Zgjedhjet janë zgjidhja burimore në çdo demokraci. Ato janë mënyra më e drejtë, më legjitime dhe më paqësore për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy