Dortmundi refuzon ofertën e Chelseat për Gittens, londinezët bëjnë gati një ofertë të re

by Nexhat

Chelsea është gati të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për sulmuesin e krahut të Borussia Dortmund, Jamie Gittens, pasi propozimi i parë prej 35 milionë eurosh u refuzua nga klubi gjerman, raporton Fabrizio Romano.

Pavarësisht refuzimit fillestar, Blutë e Londrës mbeten të vendosur për të siguruar shërbimet e talentit 20-vjeçar, i cili shihet si një investim afatgjatë për repartin ofensivë.

banner

Në ofertën e re, Chelsea pritet të përfshijë bonuse të lidhura me performancën, për të afruar vlerësimin e Dortmundit dhe për të bindur klubin gjerman të hapë derën për një transferim.

Jamie Gittens, nga ana e tij, raportohet të jetë i interesuar për kalimin në Stamford Bridge dhe është duke ushtruar presion që marrëveshja të konkretizohet sa më shpejt.

Bisedimet mes dy klubeve janë aktive dhe kanë hyrë në një fazë të ndjeshme, ku detajet financiare pritet të luajnë një rol vendimtar

Chelsea dëshiron ta mbyllë transferimin përpara Kupës së Botës për Klube, ku pritet të përfaqësojë Anglinë dhe synon të forcojë skuadrën për garat e sezonit të ri.

Mbetet për t’u parë nëse oferta e dytë do të jetë e mjaftueshme për të bindur Dortmundin të lë të lirë një nga talentet më premtues të formacionit të tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy