Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

by Nexhat

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e lejuar të kartonëve.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën ndaj Serbisë, e cila përfundoi me barazim pa gola 0-0.

banner

Për zëvendësimin e tij, trajneri Sylvinho ka lënë të kuptohet se Adrian Bajrami është kandidati kryesor për të marrë vendin në mbrojtje.

Mbrojtësi i ri ishte mbrëmë në tribunë, por pritet t’i shtohet grupit të lojtarëve për sfidën e radhës.

“Nesër do të shohim gjithçka. Tani kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po më çmend, po luan shumë mirë,” u shpreh trajneri brazilian pas ndeshjes ndaj Serbisë.

Sylvinho shtoi gjithashtu se Bajrami do të udhëtojë në SHBA pas ndeshjes ndaj Letonisë, për të qenë pjesë e Benficës në Botërorin e klubeve, por deri atëherë do të jetë në dispozicion të Kombëtares.

Trajneri u shpreh i kënaqur me alternativat në repartin defensivë dhe theksoi se stërvitja e radhës do të jetë vendimtare për të vendosur formacionin.

Tashmë, me mungesën e Gjimshitit, Bajrami pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë, duke marrë një rol të rëndësishëm në një ndeshje ku Kombëtarja kërkon vetëm fitoren

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy