Cristiano Ronaldo ka ndarë një detaj interesant dhe njerëzor nga rivaliteti i tij afër 15-vjeçar me Lionel Messin gjatë një konference për shtyp të fundit.
Portugezi, i cili ka fituar pesë herë Topin e Artë, zbuloi se ka luajtur rolin e përkthyesit për argjentinasin në disa gala të këtij çmimi
“Sigurisht që kam afeksion për Leo Messin. Kemi qenë bashkë në skenë për 15 vjet. Mbaj mend që i përktheja anglisht në mbrëmjet gala sepse ai nuk fliste mirë anglisht në ato kohë. Ai gjithmonë më trajtoi mirë dhe më respektoi”, deklaroi Ronaldo para gazetarëve
Këto komente vijnë në një moment kur debati për kriteret e çmimit Ballon d’Or është ringjallur, me Ronaldon që kohët e fundit ka sugjeruar se ky çmim duhet t’i jepet vetëm lojtarëve që fitojnë Ligën e Kampionëve.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagime, duke përfshirë edhe një përgjigje skeptike nga ish-ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery, i cili e ka sfiduar këtë ide duke kujtuar triumfin e tij në Ligën e Kampionëve në 2013, pavarësisht se nuk fitoi çmimin
Rivaliteti legjendar mes Ronaldos dhe Messit, i cili ka prodhuar 78 trofe dhe mbi 1,600 gola në karrierë, duket se është ndërtuar mbi një bazë respekti reciprok, siç theksoi Ronaldo: “Ai më respektoi dhe unë e respektoj atë”.
Ky rrëfim i ri shton një dimension njerëzor në historinë e tyre të madhe në futboll