Klubi historik italian i futbollit, Brescia, do të pushojë së ekzistuari pas 114 vitesh, si pasojë e vendimit të pronarit për të mos shlyer një borxh prej tre milionë eurosh.
Biznesmeni italian Massimo Cellino ka qenë pronar i klubit nga Lombardia që nga viti 2017.
Më parë, Cellino ka qenë edhe pronar i skuadrës angleze Leeds United, ku njihej kryesisht për politikat e tij të paqëndrueshme në lidhje me trajnerët dhe për problemet me drejtësinë.
68-vjeçari kishte afat deri të premten për të paguar një pjesë të borxhit total prej tetë milionë eurosh që përfshin taksa të papaguara dhe detyrime të tjera.
Mosshlyerja e shumës ka çuar në përjashtimin e klubit nga sistemi i ligave të futbollit italian.
114 years of history has come to an end 😔
— Classic Football Shirts (@classicshirts) June 8, 2025
It seems Brescia will be no more. They are struggling to pay their €3m debt and have filed for bankruptcy meaning they will likely have to fold. pic.twitter.com/zvwbBrVRe5
Për shkak të problemeve financiare, Brescia u penalizua me katër pikë nga gjykata e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).
Si rezultat i kësaj sanksioni, Brescia, që e përfundoi sezonin e Serie B në vendin e 15-të me 43 pikë, ra në vendin e 18-të me 39 pikë, gjë që solli rënien në kategorinë e tretë, Serie C.
Brescia ka kaluar 23 sezone në elitën e futbollit italian, me paraqitjen e fundit në Serie A gjatë sezonit 2019/2020. Performanca më e mirë e klubit ishte vendi i tetë në sezonin 2000/2001
Ndër figurat më të njohura që kanë veshur fanellën e klubit janë legjendat italiane Roberto Baggio, Alessandro Altobelli, Andrea Pirlo dhe Luca Toni. Po ashtu, trajneri aktual i Manchester City, Pep Guardiola, ka luajtur për Brescia gjatë viteve 2001/2002 dhe 2003.