Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton opinionin publik se në vendin tonë gjatë periudhës 05–30 maj 2025 janë raportuar 23 raste të konfirmuara me fruth.
Përhapja, sipas komunave: Ferizaj (14 raste), Prishtinë (4 raste) Shtime (2 raste), Lipjan (1 rast), Fushë Kosovë (1 rast) dhe Kaçanik (1 rast). Numri më i madh i rasteve të raportuara janë nga komuna e Ferizajt (60.9%) dhe shumica në mesin e fëmijëve të moshës 1–2 vjeç.
“Të gjitha rastet janë të pa vaksinuara dhe mbi 85% të tyre janë të lidhura me institucione parashkollore (çerdhe/kopshte)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.