Federata serbe i fyen shqiptarët dhe e quan organizatë terroriste UÇK-në

by Nexhat

Pas barazimit në “Arenën Kombëtare”, për sfidën e tretë të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026 që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, Federata Serbe e Futbollit duket se ka filluar fushatën e viktimizimit publik, ku ka hedhur akuza ndaj tifozëve në stadium.

Sipas tyre, tifozët fyen popullin serb dhe se bënë thirrje nacionaliste për organizat terroriste, duke iu referuar thirrje pro UÇK-së.

banner

Deklarata e plotë e Federatës Serbe të Futbollit:

Përpara të vërtetës së shëmtuar me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, dëshirojmë të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, që nga minuta e parë deri në minutën e fundit të qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar, u pritën jashtëzakonisht mirë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe presidenti i saj, Armand Duka. Që nga pritja në aeroport deri në nisjen nga Tirana, ju treguat respekt për ne.

Fatkeqësisht, skena nga tribunat që bota e futbollit nuk do të donte t’i shihte, skena që UEFA i ka luftuar prej vitesh përmes organeve dhe rregulloreve të saj, kanë hedhur një njollë të madhe në lidhje me sjelljet e tifozëve. Shoqata e Futbollit e Serbisë dënon fuqimisht shpërthimet politike të urrejtjes përmes formave të ndryshme të provokimeve dhe thirrjeve ndaj organizatave terroriste.

Kur fjalët nuk mjaftonin, lojtarët tanë të futbollit u kërcënuan edhe fizikisht. Monedha, gota dhe shishe fluturuan nga tribunat, gjyqtari italian ndërpreu ndeshjen në disa raste dhe spiker-i zyrtar bëri gjithashtu njoftimin e tij, por të gjitha pa rezultate.

Kjo situatë filloi me fishkëllimat dhe vazhduan me brohoritje që jo vetëm që shkelin frymën e sportivitetit dhe atmosferën e lojës, por gjithashtu kërcënojnë drejtpërdrejt parimet e respektit dhe tolerancës ndërkombëtare që futbolli supozohet të promovojë.

Duke falënderuar Federatën e Futbollit të Shqipërisë për mikpritjen e ngrohtë gjatë qëndrimit tonë në Tiranë, dënojmë gjithçka që mund të dëgjohej dhe shihej nga tribunat e Stadiumit Kombëtar.

Së fundmi, do të donim të trajtonim tekstet që u japin një kontekst negativ deklaratave nga konferenca për shtyp e trajnerit Dragan Stojković, të cilat bien ndesh me atë që u tha, përcjell Ora News.

“Si trajner i ekipit kombëtar serb, fokusi im gjatë ndeshjes ishte ekskluzivisht në fushë, te lojtarët, taktikat dhe rezultati. E vlerësova atmosferën në stadium në kontekstin e atmosferës sportive, tribunave të plota dhe mbështetjes për ekipin kombëtar, gjë që është gjithmonë e mirëpritur për futbollin si lojë.”

Megjithatë, është normale që në atë moment nuk i regjistrova plotësisht të gjitha mesazhet skandaloze dhe ofenduese që erdhën nga tribunat, të cilat më vonë u regjistruan dhe u komentuan në media. Dua të dënoj qartë dhe pa mëdyshje çdo brohoritje që fyen popullin serb dhe ekipin kombëtar serb, apo këdo tjetër. Fenomene të tilla nuk kanë vend në fushat sportive.

Është absurde që dikush të akuzojë Dragan Stojkoviqin për “mbështetje të ekstremistëve” dhe “lavdërim të urrejtjes ndaj popullit tonë”. Unë e kam dëshmuar patriotizmin dhe ndjenjën time të përkatësisë ndaj popullit tim shumë herë, si gjatë karrierës sime si lojtar ashtu edhe si trajner”, tha trajneri i ekipit tonë kombëtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy