“Lojtarët e rinj po e tregojnë veten, jemi në rrugën e duhur”, Visar Bekaj i lumtur me fitoren

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.  

Albion Rrahmani me një het-trik dhe Fisnik Asllani me një tjetër, u përkujdesën që t’i dhurojnë ‘Dardanëve’ fitoren e dytë në këtë muaj. 

banner

Pas ndeshjes, portieri Visar Bekaj u shpreh i lumtur me triumfin, duke thënë se kombëtarja është në rrugën e duhur. 

“E kemi bërë një ndeshje të mirë, lojtarët e rinj po e tregojnë veten. Jemi në rrugën e duhur, vazhdojmë me fitore dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë Bekaj për RTK. 

Bekaj e nisi takimin ndaj Komoreve si titullar pasi në ndeshjen paraprake ndaj Armenisë, Foda kishte zgjedhur ta aktivizojë Amir Saipin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy