Aktorja dhe modelja britanike Helen Flanagan, 34 vjeçe, ka publikuar një video të sinqertë në Instagram ku shfaqet me të brendshme blu ndërsa flet për sfidat me vetëbesimin në trupin e saj.
Ish-ylli i Coronation Street rrëfeu hapur se muajt e fundit ka përjetuar ulje të vetëvlerësimit për shkak të ndryshimeve fizike si celuliti dhe luhatjet në peshë, të lidhura shpesh me stresin apo gjendjen emocionale.
“Trupi im nuk është më aq i tonifikuar, por thashë me vete: Jetohet vetëm një herë”, u shpreh Helen, duke inkurajuar ndjekësit që ta pranojnë veten pa komplekse, shkruan DailyMail.

Ajo tregoi se ndonëse nuk ndihej gjithmonë në formën më të mirë, kishte vendosur të jetonte momentin me pozitivitet.
Përgatitjet për një dalje në teatër përfunduan me një fustan, por postimi i saj emocional vjen vetëm disa ditë pas festimeve në Ibiza dhe pranimit se ndonjëherë nuk ka energji më për debate apo marrëdhënie toksike.
Në planin personal, Helen ka kaluar një periudhë të vështirë pas ndarjes nga Scott Sinclair, me të cilin ishte për 13 vjet dhe ka tre fëmijë.
Ajo ka treguar se aktualisht është nënë beqare dhe po përpiqet të përballojë si sfidat emocionale, ashtu edhe ato financiare, pasi ka ulur ndjeshëm çmimin e shtëpisë së saj luksoze për ta shitur më lehtë.
Helen rrëfeu në një podcast se përpiqet ta shmangë ish-partnerin për hir të fëmijëve, duke theksuar: “Nuk kam më energji për grindje. Dua një jetë të qetë”.
Pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet një figurë e fortë publike që nuk nguron të flasë hapur për realitetin që përjetojnë shumë gra.
