Dy turistë të huaj përfundojnë në spital pas incidenteve në bregdetin e Shqipërisë

by Nexhat

Dy turistë, një belg dhe një gjerman, janë plagosur rëndë gjatë fundjavës në dy incidente të ndara në bregdetin e Shqipërisë, përkatësisht në Gjirin e Gjipesë dhe te Shkëmbi i Kavajës. Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarjet ndodhën të dielën, më 15 qershor, ndërsa sot, më 16 qershor, Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona të përfshirë në aksidentet.

banner

Në rastin e parë, një 27-vjeçar nga Orikumi, me inicialet K.V., është arrestuar si drejtues i gomones që goditi një turist gjerman në Gjipe. Sipas njoftimit zyrtar, ai kishte dokumentacion të rregullt për mjetin lundrues, por po lundronte jashtë zonës së sigurisë dhe në afërsi të zonës së notimit, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të turistit. Ai akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.

Në rastin tjetër, në zonën turistike te Shkëmbi i Kavajës, një 51-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga, pasi i kishte dhënë me qira një Jet Ski turistit belg, i cili përfundoi në spital pas një aksidenti. Policia bën me dije se ndaj tij rëndojnë akuzat për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy