Hajdari deklarohet lidhur me veprimtarinë e një kompania pa licencë: Kemi formalizuar 98% të sektorit të naftës

by engel

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është deklaruar lidhur me një kompani të derivateve që raportohet se po operon pa licencë dhe ndaj së cilës është ngritur aktakuzë, raporton Ekonomia Online. Hajdari tha se nuk është në dijeni për këtë rast konkret, por theksoi përparimet e mëdha të bëra nga ministria në formalizimin e sektorit të naftës.

“Jo, nuk jemi në dijeni, nuk jemi aspak të njoftuar,” tha Hajdari, duke shtuar se inspektimet në sektorin e naftës janë rritur ndjeshëm gjatë mandatit të saj. “Ministria ka intensifikuar inspektimet përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, duke i rritur ato për më shumë se 100%.”

banner

Sipas saj, kur ajo mori drejtimin e ministrisë në vitin 2021, gjysma e pikave të shitjes së karburanteve ishin të palicencuara, për shkak të tarifave të larta për licencim, që shkonin deri në 5 mijë euro për naftën dhe deri në 20 mijë për duhanin.

“Me ligjin e ri për produktet e naftës kemi thjeshtuar procedurat dhe kemi ulur tarifat në mënyrë drastike. Sot, tarifa për t’u licencuar është vetëm 50 euro për produktet e naftës dhe 55 euro për ato të duhanit,” tha ministrja.

Hajdari theksoi se falë këtyre reformave, 98% e operatorëve ekonomikë në sektorin e derivateve janë tashmë të licencuar, ndërsa licencat kanë një afat zgjatjeje prej 2 deri në 6 vjet.

E pyetur për kompaninë konkrete që raportohet të jetë pa licencë dhe me aktakuzë të ngritur, Hajdari tha se nuk ka dijeni për emra individualë dhe se vendimet e licencimit i firmos në mënyrë të vazhdueshme pa u ndalur në raste të veçanta.

“Unë si ministre nuk mbaj mend emrat e kompanive individuale. Më vijnë qindra licenca në kabinet për nënshkrim brenda afatit të shkurtër,” shtoi ajo.

Ministrja premtoi se do të japë një përgjigje me shkrim lidhur me rastin konkret të kompanisë në fjalë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy