Bllokim i përkohshëm i disa segmenteve rrugore për shkak të garave çiklistike të Kampionatit të Kosovës

by engel

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka njoftuar se më datat 20 dhe 21 qershor 2025 do të organizojë garat zyrtare të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm, të cilat do të zhvillohen në disa segmente të autostradave dhe rrugëve kryesore të vendit.

Për shkak të këtyre garave sportive, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete, sipas orareve dhe rrugëve të mëposhtme:

banner

E enjte, 20 qershor 2025
Ora: 10:00 – 14:00
Segmenti i bllokuar: Autostrada “Arbën Xhaferi”, nga hyrja/dalja Lipjan deri tek hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë – Hani i Elezit.

E premte, 21 qershor 2025
Ora: 09:00 – 16:00
Segementi i bllokuar: Autostrada “Arbën Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel, dhe kthimi prapa në të njëjtën rrugë.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organizatorët, ka hartuar plan veprimi për menaxhimin e trafikut gjatë zhvillimit të garave dhe do të jetë e pranishme në terren për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë publike.

Autoritetet bëjnë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, duke rekomanduar që gjatë këtyre orareve të shfrytëzohen rrugët alternative për të shmangur vonesa apo pritje të panevojshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy