Flutura Kusari bën kallëzim penal ndaj Mentor LLugaliut për ngacmim online

by informim peje

Juristja e medias, Flutura Kusari ka njoftuar se ka bërë kallëzim penal për ngacmim ndaj Mentor Llugaliut.

Ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook thotë se është ngacmuar online nga ai për tre vjet radahzi.

banner

“Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i pandehuri Mentor Llugaliu më ka ngacmuar online – në mënyrë të obsesionuar – për tre vite duke publikuar të paktën 101 postime në Facebook të cilat kanë gjeneruar mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente”.

“Kjo vëmendje e padëshirueshme dhe e vazhdueshme nga ana e tij përmes postimeve denigruese është bërë me qëllim të më ngacmojë, të më frikësojë dhe të më sjellë shqetësim emocional mua dhe familjes time, gjë që ai ia ka arritur me sukses”.

Mes tjerash, Kusari thotë se ky ngacmim është bërë siç tha ajo “në shenjë hakmarrjeje për aktivizmin tim në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së ku ai ka dështuar të bëhet anëtar”.

“Përmes postimeve, ai më mban mua përgjegjëse për faktin që deputetët nuk e kanë votuar atë për anëtar bordi të RTK-së”.

“Profili i tij është i mbushur përplot me ngacmime online edhe ndaj grave të tjera që janë prezente në jeten publike. Prandaj, jam e bindur që qëllimi kryesor i ngacmimit dhe ofrimit të platformës së tij që edhe të tjerët të më ngacmojnë ka qenë dhe mbetet që të më dehumanizojë dhe të më largojë mua dhe gratë e tjera nga jeta publike”.

“Tash është në dorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës të vendosë për këtë rast të ngacmimit të obsesionuar online që ka zgjatur tre vite”, tha ajo.

Kallëzimi penal është përgatitur nga Kosovo Laë Institute/Instituti i Kosovës për Drejtësi, ndërsa Kusari përfaqësohem nga avokatja Albulena Ukimeri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy