Kylie Jenner shfaqet me stil të guximshëm dhe flet hapur për pendesën ndaj operacionit në gjoks

by Nexhat

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen të enjten gjatë prezantimit të një produkti të ri nga linja e saj e bukurisë, duke u shfaqur me një kostum latex rozë të ndezur dhe një pamje të kuruar deri në detaj.

27-vjeçarja, e cila së fundmi ka folur hapur për operacionin e gjoksit që bëri në moshën 19-vjeçare, rrezikoi të dilte nga pjesa e sipërme për shkak të prerjes provokuese.

banner

Me flokët të kapura pas në një bisht kali elegant dhe vathë të vegjël argjendi, Kylie i qëndroi besnike stilit të saj tërheqës, ndërsa promovonte shkëlqyesit më të rinj për buzë, shkruan DailyMail.

Në një episod të “The Kardashians”, ajo pranoi: “Kisha gjoks të bukur, madhësi perfekte. Do të doja të mos i kisha bërë kurrë”.

Sipas saj, operacioni erdhi pak para se të mbetej shtatzënë me vajzën e saj, Stormi.

Përkundër kritikave, Kylie thekson se komentet nuk e kanë ndikuar as në jetën personale, as në suksesin e biznesit.

“Mendimet e të tjerëve nuk kanë pasur kurrë ndikim te miqtë, fëmijët apo familja ime”, tha ajo për Dazed.

Sot, ajo vazhdon të balancojë jetën si nënë e dy fëmijëve me romancën me aktorin Timothee Chalamet dhe mbetet aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ndau një moment të këndshëm me vajzën e saj Stormi, e cila komentoi me sinqeritet një veshje të saj nga epoka “Mbreti Kylie”: “Nuk është një kombinim i mire”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy