Irani sulmon papritur bazen ushtarake Amerikane në Katar

by engel

Në një zhvillim të paprecedentë e ka tronditur këtë pasdite rajonin e Gjirit, Irani ka lëshuar një sulm me raketa ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid në Katar, sipas një deklarate të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sulmi vjen si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve amerikane mbi objektet bërthamore iraniane gjatë fundjavës.

banner

Sipas burimeve zyrtare amerikane, janë gjurmuar disa raketa të lëshuara nga Irani drejt instalimeve ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes së Katarit konfirmoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë ndërprerë me sukses sulmin, duke shmangur viktima apo dëme materiale.

Qeveria e Katarit ka reaguar ashpër ndaj sulmit, duke e cilësuar atë si një shkelje flagrante të sovranitetit dhe hapësirës ajrore të shtetit të Katarit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed Al-Ansari, deklaroi se Katari rezervon të drejtën për të reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe proporcionale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi sulmin dhe se raketat iraniane u interceptuan me sukses,” tha Al-Ansari, duke shtuar se një deklaratë më e detajuar do të publikohet nga Ministria e Mbrojtjes në vijim.

Ndërkohë, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit ka deklaruar se numri i raketave të përdorura në sulmin ndaj bazës Al Udeid është i njëjtë me numrin e bombave që SHBA përdori për të goditur objektet bërthamore iraniane, duke e paraqitur sulmin si një akt reciprociteti.

Ky incident rrezikon të përshkallëzojë më tej tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për përmbajtje dhe rikthim në tryezën e dialogut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy