Testime të reja mbi Urën e Ibrit, ende s’dihet se kush po i bën

by Nexhat

 Disa punëtorë janë parë sot mbi Urën e Ibrit duke kryer disa testime. Siç raporton mediumi “KoSSev”, këto testime po kryhen në pjesën e Mitrovicës së Veriut,

“Punëtorët janë aktualisht në urë, duke aplikuar shirit të verdhë në të gjithë asfaltin, në të dyja anët e urës, si dhe në mes”, raporton KoSSev.

banner

Raportohet se ky test mund të jetë i ngjashëm me testin e qëndrueshmërisë që ishte kryer një vit më parë, kur u përdorën edhe kamionë.

KoSSev duke cituar burime jozyrtare nga KFOR-i, shkruan se testimi i ri i urës dyshohet se po kryhet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, por kjo s’është e konfirmuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy