Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ekonomike në vend duke thënë se bizneset e vendit po ikin jashtë Kosovës, dhe se ky trend, është i vazhdueshëm. Nga AKB është thënë edhe se, vetëm për në Shqipëri janë larguar 600 biznese.
Sipas AKB investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak
‘‘Bizneset po investojnë jashtë – Kosova po humb brenda
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Sipas disa të dhënave , në vitit 2024 në Shqipëri iken rreth 600 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova. Investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Stoku total i investimeve kosovare atje ka arritur vlerën rreth 450 milionë eurove nga viti 2020’’, thuhet në postim.