VUSHTRRI/ Digjen dy hektarë grurë, fajtor një 18 vjeçar – arrestohet

by Nexhat

Një person në Vushtrri është identifikuar dhe arrestuar për veprën penale “Zjarrvënie”.

Policia tha se rreth orës 14:00 është njoftuar se në fshatin Sfaraqk ishte duke u djegur një arë me grurë, ndërsa pas informatave kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshur.

banner

“Personi i dyshuar i moshës 18 vjeçare, gjatë intervistimit ka pranuar se i kishte vënë zjarrin disa mbeturinave në afërsi të atij lokacioni pa menduar për pasojat. Zjarri kishte përfshirë një arë me grurë prej dy hektarësh e gjithashtu edhe një sipërfaqe të madhe me hamullaje”, thuhet në njoftim,

Tutje, policia tha se pas intervistimit dhe procedurave të tjera, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy