Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim

by Nexhat

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për rastin e Pjetër Shalës, duke rrëzuar shumicën e pikave të ankesës së tij, por duke gjetur disa shkelje në aktgjykimin e shkallës së parë.

Në përfundim, Apeli vendosi t’i ulë dënimin Shalës nga 18 në 13 vjet burgim.

banner

“Paneli miraton pjesërisht pikat 7, 12 dhe 14 të ankesës, largon pjesërisht pikat 1 dhe 3 të aktakuzës dhe rrëzon apelet e z. Shala për të gjitha pikat e tjera. Cakton dënimin unik me 13 vjet burgim, i cili hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi anëtari i trupit gjykues, Kai Ambos.

Apeli anuloi dënimin unik me 18 vjet burgim dhe e dënoi Shalën me 13 vjet burgim, duke ia llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Shala në këtë seancë ishte i pranishëm përmes video-lidhjes.

Gjykatësi Ambos tha se në shkallë të parë, Shala u shpall fajtorë për tri akuza për krime lufte.

Paneli ka konstatuar se Shala është përgjegjës për veprat penale “Ndalim arbitrar”, “Torturë” dhe “Vrasje” dhe tha se ulja e dënimit nuk nënkupton se ai po lirohet nga pesha e krimeve të rënda që ka kryer Shala.

Shala më 16 korrik të vitit të kaluar ishte shpallur fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe ishte dënuar 18 vjet burgim.

Më 2 shtator 2024, Mbrojtja e Shalës dorëzoi njoftimin për apel kundër aktgjykimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy