Profesori Zefaj: Sjellja e Qeverisë ngjan me regjimet afrikane e aziatike! – “Kosova po rrëshqet drejt autoritarizmit?”

by engel

Një deklaratë kritike ka ardhur nga profesori dhe analisti i njohur Engelbert Zefaj, i cili ka krahësuar veprimet e Qeverisë (në largim) të Kosovës me ato të regjimeve autoritare në Afrikë dhe Azi, për shkak të sfidimit të hapur të vendimeve të Gjykatës Supreme.

“Vetëm në vendet e pazhvilluara, me regjime autoritare në Afrikë e Azi ndodh që vendimet e gjykatave të sfidohen nga pushteti politik dhe të kalohet pa asnjë pasojë. Fatkeqësisht, dje pamë të njëjtën sjellje nga Qeveria (në largim) e Kosovës”, tha Zefaj, duke i cilësuar veprimet e fundit të institucioneve shtetërore si rrezik të madh për rendin demokratik dhe shtetin e së drejtës.

banner

Profesori nuk kurseu kritikat, duke theksuar se Qeveria nuk mund të jetë mbi ligjin, por duhet të jetë shembulli më i mirë i respektimit të drejtësisë.

“Kur një qeveri politike sfidon vendimet e gjykatave, ajo në fakt sfidon vetë themelet e rendit kushtetues. Kjo nuk është demokraci. Është rrëshqitje e rrezikshme drejt autoritarizmit”, shtoi ai në një postim në rrjetet sociale dhe ka ndezur debate në opinionin publik.

Këto deklarata të Prof. Zefaj vijnë në një moment të tensionuar institucional, pas reagimeve të ashpra të përfaqësuesve të ekzekutivit ndaj vendimeve gjyqësore që lidhen me çështje të ndjeshme si arkat fiskale dhe trajtimi i rasteve të korrupsionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy