Tarifa e SHBA prej 30% trondit industrinë e shampanjës në Francë

by engel

Një tarifë prej 30% e njoftuar nga Shtetet e Bashkuara po trondit industrinë e shampanjës në Francë. Vendimi që hyn në fuqi nga 1 gushti godet një traditë shekullore tregtare me SHBA-në.

Amerika është një nga tregjet më të mëdha për shampanjën franceze, me mbi 27 milionë shishe të eksportuara çdo vit.

banner

Por tani, prodhuesit paralajmërojnë se rritja e çmimeve është e pashmangshme dhe rënia e shitjeve do të godasë të gjithë zinxhirin e furnizimit, nga vreshtarët te transportuesit dhe deri te prodhuesit e shisheve.

“Tregu amerikan është një treg i njohësve të shampanjës, entuziastëve të vërtetë. Ai përfaqëson 10% të vëllimit, afërsisht midis 27 dhe 30 milionë shishe në vit. Pra, është tregu kryesor i eksportit për shampanjën.”

Një nga ata që po ndjen tronditjen është Stephane Vignon, prodhues shampanje dhe pronar i “Vignon Père et Fils”.

“Nëse ka tarifa prej 30%, kjo nënkupton në mënyrë të pashmangshme një rënie dhe një humbje të përgjithshme të tregut tonë kryesor. Dhe kështu pasojat në të gjitha eksportet e shampanjës, për prodhuesin familjar, do të jenë të tmerrshme sepse do të jetë një humbje e të ardhurave nga shitjet e shisheve, dhe gjithashtu do të ketë pasoja në kuotat e vjeljes, kuotat e rrushit që do të duhet të vjelim.”

Ai shet qindra shishe në SHBA çdo vit, por pjesa më e madhe e të ardhurave të tij vjen nga shitja e rrushit për prodhuesit më të mëdhenj.

“Nëse prodhimi bie, ne humbasim kuotat e vjeljes dhe kjo godet direkt në arkën tonë. Klima na ka dërrmuar tashmë, dhe tani vjen ky lajm i keq që mund të shkatërrojë të gjithë zinxhirin.”

Megjithatë, duke reflektuar mbi situatën, prodhuesit e vegjël mund të fitojnë terren në tregun amerikan, falë cilësisë dhe çmimeve më konkurruese.

“Nuk mund ta zhdukim brenda pak ditësh të gjithë punën tregtare që është bërë gjatë 200 viteve. Kemi ambicien të vazhdojmë të tregtojmë me Shtetet e Bashkuara.”

“Këto tensione aktuale mund t’u sjellin dobi edhe prodhuesve të vegjël dhe artizanëve si unë, sepse nuk kemi të njëjtat çmime si markat e mëdha, për cilësi që është të paktën, e barabartë. Pra, a mund ta ndihmojë kjo tregun amerikan të zbulojë prodhues të rinj? Ky është një fakt. Ne duhet të jemi elastikë në këtë nivel dhe të përfitojmë nga kjo mundësi.”

Sipas të dhënave të FranceAgriMer, që në fillim të vitit 2025, eksportet e verërave dhe shampanjës drejt SHBA-së ranë me 5%. Shkak u bë grumbullimi paraprak i stoqeve në fund të vitit 2024, përpara hyrjes në fuqi të tarifave. Zbatimi i tarifave të shpallura në prill çoi në një rënie prej 11% të eksporteve atë muaj.

“Importuesit amerikanë po hezitojnë dhe rjedha tregtare është ndërprerë.”

Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut janë disa nga tregjet që po shihen si mundësi të reja.

Megjithatë, Toubart tha se asgjë nuk mund të zëvendësojë lidhjet e ngushta të zhvilluara midis prodhuesve të shampanjës dhe importuesve amerikanë, kështu që një rënie e shitjeve nuk mund të zëvendësohet nga një rritje graduale në tregjet e reja.

“Lidhja jonë me SHBA-në është ndërtuar në mbi 200 vite. Nuk mund të zhvendosim dot brenda natës këtë histori dhe këto vëllime eksporti.”

Këtë e dëshmon edhe kompania Drappier Champagne, e cila eksporton rreth 80 mijë shishe në SHBA çdo vit.

Tarifat e paralajmëruara nga presidenti Donald Trump pritet të hyjnë në fuqi nga 1 gushti, ndërkohë që po punohet për të arritur një marrëveshjë tarifore mes SHBA-së dhe Evropës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy