MALISHEVË/ Vdes 24-vjeçari pasi nuk iu mbijetoi plagëve pasi ishte goditur në vijat e bardha

by Nexhat

24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës.

Ai nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve dhe tashmë ka vdekur.

banner

Për këtë ka njoftuar Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës.

Ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e të riut.

“Lamtumirë Shkodran! Pas një aksidenti rrugor në qytetin e Malishevës, Shkodrani 24 vjeç u lëndua rëndë, dhe pas disa ditë në luftë me vdekjen nuk mundi ti bëjë ballë lëndimeve të rënda që kishte. Shkodrani do të kujtohet si një djal i urtë, i sjellshëm dhe shumë punëtor. U prefshë në paqe”; ka shkruar Morina në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy