Kurti viziton veriun, reagon Lista Serbe

by informim

Kryeministri Albin Kurti, me rastin e festës së Bajramit të Vogël, qëndroi në pjesën veriore të vendit, gjegjësisht te Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore.

Atje ai takoi pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët edhe i qerasi me bakllava e ëmbëlsira.

banner

Për këtë veprim ka reaguar Lista Serbe, parti vasale e Beogradit, e cila Kurtin e ka quajtur “hajdut pylli”.

“Si hajdut pylli, apo hajdut kur niset për të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra xhepistë të armatosur deri në dhëmbë, Albin Kurti erdhi në kufirin e veriut të Kosovës, më saktë në kufirin e Mitrovicës së Kosovës, për t’i treguar në praktikë ndërmjetësit kryesor të Bashkimit Evropian, z. Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell, si duket de-përshkallëzimi në terren”, ka thënë me ironi kjo parti në reagim.

Tutje, janë ankuar edhe për numrin e madh të policëve që e kanë shoqëruar Kurtin, duke thënë se në veri veçse ekzistojnë qindra të tjerë, e të cilët thonë se “janë të pranishëm ilegalisht” në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Thonë se qetësimi i situatës nuk mund të arrihet në këtë mënyrë.

Lista Serbe tha se pret reagimin e bashkësisë ndërkombëtare për këtë veprim të Kurtit.

Partia kryesore e serbëve të Kosovës, pyeti se cili ishte qëllimi i vizitës së sotshme të Kurtit në një vendbanim me popullsi të përzier, “ku për një kohë të gjatë nuk ka pasur incidente mes serbëve dhe shqiptarëve, përveç që Kurti të mendojë se ai është i madh dhe i fortë, natyrisht, kur ka dhjetëra njerëz të armatosur deri në dhëmbë”.

Lista Serbe tha se Kurti u desh të kthehej mbrapsht pasi “nuk arriti të provokonte serbët dhe të paraqitej si viktimë”. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy