Limaj tha se Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, reagon deputeti i VV-së

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse i kanë votat për formimin e Qeverisë Kurti 3.

Ai ka thënë se njëherë duhet të konstituohet Kuvendi e më pas do të shihet nëse Kurti i ka votat.

banner

“Jemi të konstituimi i Kuvendit, ta kalojmë Kuvendin pastaj janë dy javë ditë afat. Ja lëmë kohës se aty shihet a i ka Kurti votat për qeverinë”, ka thënë Basha në Tëvë1.

Basha ka akuzuar paritë opozitare të legjislaturës së kaluar për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Ai poashtu ka thënë se këto parti nuk kanë asnjë arsye për mosvotimin e Albulena Haxhiut

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë sot se shumica nuk i ka votat për formimin e qeverisë dhe sipas tij problemi është ky e jo emri i kryeparlamnetarit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy