Ambasadori francez: Politikanët të shfrytëzojnë orët e pakta para se të përfundojë afati i Kushtetueses nesër

by Nexhat

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të shfrytëzojnë orët e pakta që kanë mbetur para se të përfundojë afati prej 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Guerot ishte pjesë e grupit të ambasadorëve që sot shkuan në Kuvend për të marrë pjesë seancën konstituive duke shpresuar se deputetët kosovarë do të shfrytëzonin një nga shanset e fundit për të zbatuar obligimin e tyre kushtetues.

banner

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Parlamentit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta të mbetura para se të përfundojë afati i Gjykatës Kushtetuese nesër”.

Ambasadorët e vendeve perëndimore pas seancës shprehën shqetësimet e tyre për ngërçin që s’po zgjidhet në Kuvendin e Kosovës mes paralajmërimeve për pasojat për vendin në mungesë të institucioneve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy