Jennifer Lopez feston 56-vjetorin në stil glamuroz në Antalia, Turqi

by informim peje

Ylli ndërkombëtar Jennifer Lopez ka zgjedhur qytetin e bukur të Antalias në Turqi për të festuar ditëlindjen e saj të 56-të. Këngëtarja dhe aktorja postoi në rrjetet sociale momente të veçanta nga festa, ku shprehu mirënjohjen ndaj fansave për urimet e shumta.

“Ditëlindja. Antalia, Turqi. Çfarë dhurate e çmuar jeni të gjithë! Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja të mrekullueshme për ditëlindje,“ shkroi ajo, duke u dukur e emocionuar nga dashuria dhe mbështetja që mori.

banner

Në fotot dhe videot që ndau, Lopez shihet duke shijuar festën me miqtë dhe të ftuarit, ndërsa një tortë me tre kate tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Argëtimi nuk mungoi, me kërcime të pa ndërprera në një ambient të dekoruar me stil për këtë ditë të veçantë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy