Lladrovci e bën reagimin e dytë pasi PDK nuk e kandidoi, lë të kuptohet se do të jetë në garë për kryetar të Drenasit: Vazhdojmë +4

by Nexhat

Ramiz Lladrovci ka dalë me një postim falënderimi ndaj mbështetësve për kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit, anipse kryesia e PDK’së e kandidoi Petrit Hajdarin.

“Falënderoj qytetarët, miqtë, dashamirët dhe përkrahësit për mijëra mesazhe dhe telefonata përkrahëse, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së, rreth kandidaturës time. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe konsideratën për të gjithë, në pamundësi veç e veç t’ju përgjigjem ndaj mesazheve në të gjitha rrjetet sociale dhe telefonatat. Në veçanti shpreh keqardhje për mosmundësi t’i përgjigjem mediave të cilat kanë ndjekur punën time ndër vite.”

banner

Ai ka thënë se e ka ditur që puna e tij e merr përkrahjen e qytetarëve të Drenasit.

“E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare.  Faleminderit, bashkë, vazhdojmë, +4!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy