DËMET E FRYMËS SË MONIZMIT IDEOLOGJIK!

by Nexhat

Shkruan: Prof. Ahmet ASANI

Të gjitha organizimet që në thelb nuk e pranojnë pluralizmin demokratik, por vetëshpallen si e vetmja formë legjitime e përfaqësimit — qoftë përpara Zotit apo njerëzimit — ndërsa të tjerët i cilësojnë si të dëmshëm, përfaqësojnë në esencë produkte të frymave përjashtuese me natyrë moniste.

banner

Historikisht, organizime të tilla i kanë kushtuar shtrenjtë njerëzimit. Të gjitha krizat dhe konfliktet madhore të shekujve të fundit janë pasojë direkte e mendësive moniste, të cilat kanë zanafillën në frymën ideologjike përjashtuese. Organizimet me frymë moniste synojnë të imponojnë një të vërtetë të vetme, duke përjashtuar dhe asgjësuar çdo formë tjetër mendimi, identiteti a lirie.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se fryma e lind mendësinë; mendësia ndërton strukturën, dhe struktura institucionalizon përjashtimin. Ky është cikli fatal që ka karakterizuar shumë regjime, ideologji dhe lëvizje “çlirimtare” gjatë historisë.

Fatkeqësisht, fryma moniste stalinisto-enveriste, në vend që të refuzohej plotësisht në vitin 1990 kur regjimi totalitar ra formalisht, ajo u ruajt dhe u riciklua në forma të reja nga disa individë dhe grupe të caktuara. Ajo nuk u çrrënjos, por u transformua dhe u përcoll nga një brez në tjetrin, duke përfunduar në format e sotme të organizimit me thelb përjashtues e autoritar! Shembulli më ilustrues i kësaj prirjeje është Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Mjerisht, Lëvizja Vetëvendosje, ku graviton një pjesë e madhe e rinisë, si produkt i një fryme ideologjike të mbyllur, të importuar nga Shqipëria në Kosovë viteve të ’70-ta, përkundër rrethanave të mira për evoluim, ajo mbeti peng i një fryme dhe disa individëve brenda saj, të cilët kurrë nuk arritën të pranojnë konkurrencën e lirë të ideve dhe vlerave njerëzore!

Gjuha përjashtuese dhe denigruese që Vetëvendosje ndër vite përdor ndaj kundërshtarëve të saj politikë, mbajtja peng e institucioneve të shtetit të Kosovës, si dhe refuzimi i dialogut të sinqertë pluralist, janë të gjitha shenja të një fryme moniste të instaluar që në themelimin e kësaj lëvizjeje.

Në një shoqëri demokratike, nuk janë vetëm institucionet që e garantojnë lirinë dhe paqen, por është fryma përafryese që nxit dialogun, bashkëjetesën dhe respektin për mendimin ndryshe. Aty ku mungon fryma pluraliste demokratike mbizotëron përjashtimi, dhuna dhe autoritarizmi!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy