Sot skadon afati për bizneset – KEK ndalon furnizimin me energji për ata pa kontratë

by engel

E mërkura, 30 korrik, është dita e fundit që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të furnizojë me energji elektrike bizneset që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e hapur.

KEK ka njoftuar se nga nesër përfundon roli i saj si Furnizues i Mundësisë së Fundit, shërbim që kishte nisur përkohësisht më 1 qershor për të siguruar një tranzicion të butë për konsumatorët që nuk kishin arritur të lidhnin kontrata të reja me furnizues të licencuar.

banner

Pas datës 30 korrik, çdo biznes që nuk ka nënshkruar marrëveshje me një furnizues të licencuar do të mbetet pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK nuk do të ofrojë më këtë shërbim të përkohshëm.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjitha bizneseve të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit, në të kundërtën rrezikojnë ndërprerje të menjëhershme të energjisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy