Muharrem Shenolli me të dhëna alarmuese: 100 eurot e vitit 2021 sot vlejnë vetëm 65 euro

by engel

Inflacioni i viteve të fundit ka lënë gjurmë të thella në fuqinë blerëse të qytetarëve të Kosovës. Sipas opinionistit Muharrem Shenolli, i cili është mbështetur në të dhënat më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), 100 eurot e vitit 2021 sot kanë fuqi reale blerëse prej vetëm 65 eurosh.

Në një postim të bërë në rrjete sociale, Shenolli shkruan:

banner

“100 euro të vitit 2021 sot kanë vlerë vetëm rreth 65 EUR. ASK paska publiku indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore. Këtu mundemi me pa më së miri se çka ka ndodhë me fuqinë blerëse të familjeve dhe qytetarëve gjatë viteve të fundit.”

Ai thekson se vetëm në sektorin e bujqësisë, çmimet janë rritur mesatarisht rreth 50% gjatë periudhës mes tremujorit të dytë të vitit 2021 dhe atij të vitit 2025.

Këto të dhëna janë një dëshmi e qartë se standardi i jetesës ka pësuar goditje të rëndë, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta, të cilat e ndjejnë më së shumti efektin e rritjes së çmimeve bazë.

Shenolli bën thirrje për analiza të thelluara dhe politika ekonomike më të qëndrueshme që do të ndihmonin në rikthimin e stabilitetit financiar dhe fuqisë blerëse të qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy